47 aksidente e 21 të arrestuar për 24 orë

Kronika December 15, 2017 - 10:44

Policia e Kosovës ka nnjoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku.

Prej tyre, 17 me të lënduar dhe 30 pa lëndime në njerëz, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 902 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Policia ka arrestuar 21 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.