Shqiptari “ngatërrohet” kur ndalohet nga policia, humb 60 mijë euro kokainë

Kronika December 14, 2017 - 19:42

Patrulla e policisë pikasi në autostradën A2 midis Lagonegro Sud e Lauria Nord një automjet të dyshimtë Renault Megane Scenic.

Gjatë kontrollit, shoferi që ishte i vetëm në makinë ka siguruar policët se punonte për një kompani dhe kjo ishte arsyeja e udhëtimit të tij.

Por më pas, shpërthyen kontradiktat e njëpasnjëshme, duke dhënë versione të ndryshime mbi udhëtimin dhe destinacionin.

Më pas nisën kontrollet e imtësishme në makinë, duke identifikuar një sasi kokaine.

Nëpërmjet një modifikimi artificial në vendin ku ndodhen bateritë, u zbulua një hapësirë ku vendosej droga.

Paketa që mbante kokainë jo lehtësisht e dallueshme në shikim të parë, ishte mbështjellë në një material plastik me vakum si dhe me letër celofoni.

Paketa ishte gjithashtu e mbushur me masë xhelatinoze, ndoshta pastë dhëmbësh një metodë e përdorur kjo për të kufizuar mundësinë e zbulimit nga qentë antidrogë.

Policia zbuloi 1 kg kokainë dhe analizat e para kanë zbuluar shkallën e pastërtisë prej 80%.

Hetuesit besojnë se nga droga mund të merrte rreth 5 mijë doza nga shitjet me pakicë dhe një fitim prej rreth 60 mijë eurosh, oranews.

Vlera me shumicë e lëndës narkotike është rreth 35 mijë euro.

Burri u arrestua në flagrancë dhe u dërguar në burgun e Potencës.