Vrau efektivin në Shkodër, burg për jetë për David Qosen

Kronika December 14, 2017 - 17:14

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm David Qosen, autorin i cili vrau efektin e policisë Shkodër Ardian Kodra.

David Qosja terrorizoi banorët e fshatit Torovicë dhe për 5 orë qëlloi me breshëri automatiku mbi policinë duke lënë të vdekur policin.

Qosja qëlloi me kallashnikov drejt 50-vjeçarit Kodra, i cili mori plagë të rënda duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë, Qosja u raportua se është person me çrregullime mendore, gjë që ekspertët e hodhën poshtë.

Ardian Kodra, efektiv në FNSH u vra në shtatorin e vitit të kaluar. /OraNews