Podujevë: Ngacmon seksualisht të miturat

Kronika December 14, 2017 - 09:51

Një person është arrestuar në polici pasi dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht disa të mitura në Podujevë me datën shtatë të këtij muaji.

Sipas Policisë, në datën e cekur personi “ka ngacmuar seksualisht katër viktima femra K/Shqiptare (të mitura)”.

I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.