Ju lajmërua babait nga Mitrovica, tani u gjend në Fushë Kosovë, ja si është gjendja e tij

Kronika December 13, 2017 - 22:09

Pal Hiseni, i riu 15 vjeçar nga Gjakova është gjetur para pak minutash në Fushë-Kosovë, pa asnjë lëndim fizik, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj.

Edhe motra e Palit, Dorentina Hiseni, i ka thënë klankosova.tv se vëllai i saj është gjetur dhe se “tani janë në rajonin policor në Fushë-Kosovë”.

Klan Kosova e ka përcjell rastin gjatë gjithë ditës – detajet e zhdukjes së Pal Hisenit mund t’i kuptoni në kronikën më poshtë.