Nxirren nga lumi i Bënçës 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore

Kronika December 13, 2017 - 21:31

Rreth 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë nga lumi i Bënçës, aty ku ndodhet e burgu i sigurisë së lartë.
Mësohet se ditën e nesërme pritet të bëhet edhe asgjësimi i tyre nga forcat xheniere, shkruan bw. 

Ndërkohë është bërë izolimi i vendit që ndodhet nën ruajtjen e policisë. Për të patur situatën në kontroll janë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.