Ndodh edhe kjo: Hajnat vjedhin shkronjat e varreve në Prishtinë

Kronika December 13, 2017 - 17:05

Gjatë ditës së sotme në Policinë e Kosovës është hapur një rast i vjedhjes së shkronjave të varreve. Në disa varre në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë janë vjedhur shkronjat e tyre, nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës.
Express mëson se janë të paktën 5 varre të cilave u janë vjedhur shkronjat. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në orën 10:50 është hap rasti vjedhje. Ka ndodhur në rr. “Ismet Krasniqi” në Prishtinë”, tha Ahmeti për Express.

“Me rastin po merren hetuesit e stacionot të veriut në Prishtinë”, përfundoi ajo.