15 vjeçari i zhdukur në Gjakovë është gjallë

Kronika December 13, 2017 - 16:51

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimet për gjetjen e 15 vjeçarit Pal Hiseni, i cili nuk dihet se ku ndodhet që nga dita e djeshme rreth orës 12:30. Në një bisedë për Express, Komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj tha se policia ka informata që Palin e ka parë dikush dhe janë duke e kërkuar intensivisht.
 “ Supozohet që është gjallë, kemi informata që e ka parë dikush”, tha Gjokaj. Ndërsa detaje të tjera nuk dha për shkak të rrezikut se mund të prishen hetimet e kërkimit.

Nik Hiseni, babai i Palit ka rrëfyer sot për Express rreth kontaktit të fundit që djali e kishte pasur me nënën e tij, si kishte ngrënë bukë në një qebaptore e krejt në fund, si e kishte mbushur telefonin në postë për të thirrur një taksi që nuk dihet se ku ka shkuar.