Sheshel: Në Hagë mund të më dorëzojnë vetëm në kafaz

Kronika December 13, 2017 - 10:28

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe,Vojisllav Sheshelj ripërsëriti se nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore, e cila fillon në orën 13:00 në Tribunalin e Hagës dhe se nuk është më i interesuar për këtë gjykatë.

“Tribunali i Hagës nuk më intereson mua, unë kurrë nuk do të shkoj vullnetarisht, nëse më pyesin, atëherë i mbetet pushtetit që të më dorëzojnë ose jo. Mund të më dorëzojnë vetëm  të lidhur në një kafaz”, tha ai për TV Pink, transmeton Klan Kosova.