Aksident mes dy makinash në Tiranë, plagosen 4 persona

Kronika December 13, 2017 - 10:19

Një aksident rrugor është regjistruar në Tiranë rreth orës 06:15 të kësaj të mërkure. Dy automjete janë pëplasur në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim” me rrugën ” Bardhyl”.

Si pasojë e aksidentit katër persona kanë mbetur të  plagosur, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Automjetet e përfshira në aksident janë mjeti AA 561 LM dhe mjeti AA 654 DZ. Të lënduar kanë mbetur F.Ç 23 vjeçe, S.H 22 vjeçe,  Gj.Sh 22 vjeçe dhe S.B 23 vjeç./lapsi.al