Drejtoresha e kopshtit rrah edukatoren

Kronika December 12, 2017 - 15:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku edukatorja e një kopshti, e quajtur Zana Brahimllari, është rrahur nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani.

Edukatorja ka marrë edhe mjekimin në spital dhe është larguar. Balkan Web raporton se kjo e fundit ka deklaruar se sherri nisi pas një pretendimi të drejtoreshës se prindërit janë ankuar për sjelljen e saj.

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.