Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë

Kronika December 11, 2017 - 17:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 17:00 është dorëzuar në Polici, i dyshuari për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është vetdorëzuar në Polici personi i dyshuar L.P 18 vjeç, për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rrugën Gustav Majer në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Detajet dhe arsyet e vrasjes ende nuk dihen.I ndjeri, Shkëlqim Pllana kishte qenë futbollist i skuadrës Keku.