Rrahje në stacionin e autobusëve në Malishevë

Kronika December 11, 2017 - 16:03

Në Stacionin e Autobusëve në Malishevë ka ndodhur një rrahje e ashpër mes disa personave.

Siç mëson Gazeta Express, rrahja ka ndodhur mes dy kompanive ( të njohura për redaksinë) për linjën e relacionit Malishevë - Prishtinë.

Sipas burimeve, lëndimet nga rrahja kanë qenë aq të mëdha, sa që dy persona janë dërguar në emergjencë në Prishtinë./