Flasin nga kompania 'Bechtel-Enka' për aksidentin e djeshëm tragjik, ku humbën jetën dy të rinj

Kronika December 11, 2017 - 10:32

Aksidenti që ndodhi në mëngjesin e djeshëm, ku u përfshinë një veturë dhe një kamion i kompanisë "Bechtel-Enka", la të vdekur dy persona.

Dje policia e ka konfirmuar se në aksident ishte i përfshirë edhe një kamion i kësaj kompanie.

Të njëjtën gjë e thotë edhe zëdhënësja e “Bechtel Enka”-s, Entela Ruci.

LEXO EDHE: Këta janë personat që humbën jetën në aksidentin e sotëm në Krushë të Vogël

Ndër tjera ajo ka thënë se janë në pritje të autoriteteve për ta zbardhur rastin. Po ashtu, ajo ka thënë për Insajderin se çdo deklarim në këtë fazë do të ishte spekulim.

“Aksidenti tragjik i ndodhur dje në mëngjes përfshiu një nga mjetet tona transportuese. Jemi në pritje të zbardhjes së aksidentit nga autoritetet përkatëse. Çdo aludim tjetër për këtë rast do të ishte spekulim deri në përfundimin e hetimeve”, ka thënë zëdhënësja e “Bechtel-Enka”-s në përgjigjen për Insajderin.