Një 17 vjeçar theret me thikë në Prishtinë

Kronika December 09, 2017 - 22:02

Një 17-vjeçar është therur me thikë në Prishtinë, sulmi ka ndodhur në rrugën “Gustav Majer”.

 

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin për Insajderin.

“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thike në rrugën “Gustav Majer “  personi i lënduar mashkull, Sh.P – 17 vjeçar , menjëherë është transportuar për në QKUK .
 
Ahmeti ka thënë se lidhur me rastin në fjale policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij.