Ky është kosovari i vrarë në Vienë të Austrisë

Kronika December 09, 2017 - 16:41

E enjta mbrëma ka qenë fatale për një kosovar që jetonte në Vienë të Austrisë.

Shqiptim Ahmeti ishte duke shëtitur në Vienë me një shtetase kroate kur dy persona që përshkruhet se ishin me jakne të zeza i janë afruar duke e therur me thikë për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”, shkruan Indeksonline.

Ahmeti ishte 33 vjeçar ndërsa prejardhja e tij ishte nga fshati Shtëdim i Podujevës.

Dyshimet e para flasin se ngjarjen makabre mund ta kenë kryer dy shtetas nga Maqedonia.

Image