Një polic i lënduar nga zjarri në një banesë në Prishtinë (VIDEO)

Kronika December 08, 2017 - 18:12

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i lënduar nga zjarri, që kaploi një banesë në qendër të Prishtinës, raporton “Zëri.info”.

Në banesën që ishte kapluar nga zjarri kishte mbetur e ngujuar një femër, e cila gjithë kohës ka kërkuar ndihmë nga ballkoni, ndërsa pas ndërhyrjes nga Policia e Kosovës dhe nga zjarrfikësit ajo është shpëtuar.

Edhe pse nuk është raportuar për të lënduar, një në video të xhiruar nga ekipi i “Zërit” shihet se nga ky zjarr ka mbetur i lënduar një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. /Zeri/