Momenti kur gruaja nxierret e gjallë nga banesa që po digjej (Video)

Kronika December 08, 2017 - 16:29

Policia e Kosovës bashkë me zjarrëfikësit, kanë arritur që ta evakuojnë një femër nga banesa e cila po digjej në qendër të Prishtinës.

Para pak minutash policia dhe zjarrëfikësit kanë ndërhyrë në një rast, ku po digjej një banesë në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Në banesën që ishte kapluar nga zjarri kishte mbetur e ngujuar një femër, e cila gjithë kohës ka këruar ndihmë nga ballkoni, ndërsa pas ndërhyrjes ajo është shpëtuar.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Pamjet më poshtë tregojnë momentin kur gruaja nxirret e gjallë nga banesa e saj./Magazina.al/