Pamje të tmerrshme: Gruaja nga ballkoni kërkon ndihmë derisa banesa po i digjet (Video)

Kronika December 08, 2017 - 15:42

Një banesë është kapluar nga zjarri para pak minutash në qendër të Prishtinës.

Sic raporton Magazina.al, një banesë është kapluar nga zjarri afër sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Aty gjendet një grua e ngujuar derisa nga pamjet shihet duke kërkuar ndihmë.

Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes por ata nuk po arrijnë të ngjitën lart në banesën e cila gjendet në katin më të lartë të ndërtesës, pasi hapësira është mjaft e ngushtë për mjetet e zjarrfikësve.