Për 24 orë 37 aksidente në Kosovë, njëri me fatalitet

Kronika December 08, 2017 - 11:01

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithësej 37 aksidente ku njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Sipas raportit të policisë 12 prej këtyre aksidenteve kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 24 të tjera pa të lënduar.

Policia ka shqiptuar gjithësej 1026 tiketa trafiku për shoferët që nuk i janë  përmbajtur rregullave në komunikacion.

Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën apel për respektimin e rregullave dhe mbajtjen e pajisjeve dimërore për veturat në qarkullim. /Gazeta Express