Merr flakë një veturë në Prishtinë

Kronika December 07, 2017 - 18:30


Një veturë ka marr flakë para pak momentesh në Prishtinë.

Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, nga Policia e Kosovës, ndërsa ka pohuar se djegia e kësaj veture ishte aksidentale.

Krasniqi ka thënë se djegia e veturës që saktësisht ka ndodhur tek rrethi në kryeqytet, ka ndodhur ndërsa ajo ishte në lëvizje.

Nga ky aksident nuk ka të lënduar.