Arrestohen tre shqiptarë, kapen me 229 kg hashash

Kronika December 06, 2017 - 18:13

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia kufitare e Konicës, pasi hynë ilegalisht me sasi hashashi në Greqi.Shqiptarëve iu gjet 229 kg lëndë narkotike e ndarë në 90 pako të mëdha, shkruan Top Channel.Droga u zbulua në zonën malore të Pogonit, prane kufirit shqiptar.

Të arrestuarit dolën para Gjykatës Penale të Janinës.