Grupi i Dobrosinit shpallet i pafajshëm

Kronika December 06, 2017 - 16:08

Gjykata Themelore në Gjilan të mërkurën nën kryesimin e Zyhdi Hazirit kryetar i trupit gjykues ka shpallur aktgjykimin lirues për të gjithë të akuzuarit nga ana e EULEX-it. Gjykata hodhi poshtë aktakuzën dhe shpalli të pafajshëm : Valon Jasharin, Skender Jasharin, Gazmend Laknën, Gazmend Xhemshirin, Qëndrim Rexhën, Muhamet Aliun, Skender Selmanin, Enver Musollin dhe Abdullah Zogajn.

Trupi gjykues i përbërë nga Zyhdi Haziri, Hasan Sadiku dhe Afrim Shala shpalli të pafajshëm të gjithë pjesëtarët e njohur si “Grupi i Dobrosinit” të cilët sipas aktakuzës së EULEX-it dyshoheshin për veprat penale të terrorizmit dhe shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm raporton rajonipress.

Në arsyetimin e tij Zyhdi Haziri tha se të gjithë të akuzuarit janë të pafajshëm sepse nuk janë vërtetuar elementet e veprave penale sulmi në punktin serb në Dobrosin dhe plagosja e policit serb Branisllav Markoviq.

Gjykata hodhi poshtë të gjitha pikat e aktakuzës. Ndryshe “Grupoi i Dobrosinit” ishte gjykuar nga EULEX-i më 16 tetor 2013 dhe ishte dënuar me 60 vite burgim.

Po e japim të plotë gjykimin e EULEX-it dhe akuzat që rëndonin mbi Grupin e Dobrosinit i cili grup tashmë është i lirë dhe të gjithë të pafajshëm.

Gjilan, 1 6 tetor 2013

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të mërkurën trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, ka shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Trupi gjykues shqiptoj hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim.

Gjykata Themelore në Gjilan të mërkurën ka dënuar dhe shpallur fajtor të akuzuarit Valon Jashari, Skender Jashari,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani , raporton rajonipress.

Kryetari i trupit gjykues Arkadiusz Sedet duke shpallur aktgjykimin tha se Valon Jashari është fajtor dhe dënohet për veprat penale të terrorizmit, dhe organizimi i grupeve terroriste. Për të dy veprat Valon Jashari është dënuar me 6 vite burgim dhe 7 vite tjera duke marrë një dehnim unik prej 9 viteve.

I akuzuari i dytë Skënder Jashari ka marrë një dënim për dy veprat të ngjashme 6 vite dhe 4 vite, me një dënim unik prej 8 viteve.

I akuzuari i tretë Gazmend Lakna ka marrë një dënim gjithashtu për dy vepra 5 vite dhe 2 vite, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj burgim.

I akuzuari i katërtë Gazmend Xhemshiri është dënuar me 6 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim prej 6 vite e gjashtë muaj burgim.

I akuzuari i pestë Qendrim Rexhaj është dënuar me 5 vite dhe dy vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i gjashtë Muhamet Aliu është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dehnim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i shtatë Skender Selmani ka marr 5 vite dhe 2 vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i tetë Enver Musolli është dënuar me 6 vite deh 2 vite tjera, me një dënim unik prej 6 muajve e gjashtë muaj.

I akuzuari i nëntë Abdullah Zogaj është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj dhe Jeton Shabani është dënuar për armëmbajtje dhe ka marrë 2 vite dhe 1 vit shtesë me një dënim unik prej 2 vite e dy muaj.

Gjykatësi Sedet tha se akuzat për armët nuk janë pranuar pasi vetë prokuroria ka hequr dorë.

Ndryshe shpallja e aktgjykimit është pritur me mjaft emocione nga familjarët derisa avokatët thanë se janën shqiptuar dënime drakonike.

Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë./rajonipress/