Ky është vendimi i Apelit për të akuzuarit e rastit ‘Badovci’

Kronika December 05, 2017 - 08:52

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore duke vërtetuar kështu dënimet e të akuzuarve në rastin e njohur si “Badovci”, ku për vepra që lidhen me terrorizëm akuzohen pesë persona.

Lajmin për KALLXO.com e konfimoi Albana Kelmendi, avokate e Besnik Latifit.

Aktgjykimi i korrikut të këtij viti i Gjykatës Themelore të Prishtinës dënoi për shtytje në kryerjen e veprave terroriste Besnik dhe Enis Latifin, Milam Haxhiajn dhe Gazmend Halitin, ndërsa Fehmi Musa u shpall fajtor për ndihmë në shtytje të kryerjes së këtyre veprave.

Haxhiaj, Haliti dhe Enis Latifi në korrik u dënuanme nga 3 vjet e gjysmë burg, ndërsa Besnik Latifi u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg.

Fehmi Musës iu shqiptua dënimi prej 3 vjetësh burg.

Tre të dënuarit deri në shpalljen e dënimit ndaj tyre akuzoheshin për përgatitje të veprave terroriste, një vepër që u rikualifikua në shtytje për kryerjen e këtyre veprave.

KALLXO.com muajin e kaluar raportoi për ankesën e prokurores speciale, Drita Hajdari ndaj vendimit të Gjykatës Themelore.

Prokurorja Hajdari në ankesën e saj drejtuar Gjykatës së Apelit pretendon se rikualifikimi i veprës penale nga përgatitja e veprave terroriste në shtytje në kryerjen e veprave terroriste ishte i paqëndrueshëm...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Kallxo.Com)