Sulmojnë policinë, tre të arrestuar në Skenderaj

Kronika December 02, 2017 - 17:45

Policia e Kosovës arrestoi sot tre persona në Skenderaj, nën dyshimin se kanë kryer sulm ndaj personave zyrtarë derisa ishin në kryerje të detyrës.

Avni Zahiti nga policia në Mitrovicë tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 9.30, në kohën kur njësia e trafikut rajonal po shqiptonte një kundërvajtje.

“Kundërvajtësi dhe dy pasagjerët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit njërit nga të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.