Gjendet i varur një 35 vjeçar në Prishtinë

Kronika December 01, 2017 - 18:07

Një person që besohet të jetë rreth 35 vjeç, është gjetur i varur, sot, në një shtëpi në rrugën “Mentor Ratkoceri”, në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, në vendngjarje.

Klan Kosova mëson se ai u gjet nga forcat e rendit rreth orës 17, në tavanin e një shtëpie në rrugën në fjalë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth këtij rasti.