Arrestohen dy persona, sulmuan fizikisht policët në Viti

Kronika November 25, 2017 - 10:31

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar dhe kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policore të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

“Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia