Një i vdekur e një i lënduar në një aksident trafiku në Fushë Kosovë

Kronika November 25, 2017 - 09:53


Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, të premten.

Sipas policisë së Kosovës deri tek aksidenti ka ardhur kur  drejtuesi  i veturës së tipit BMË, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës-autostradës.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar-pasagjerë në veturë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një pasagjerë tjetër mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në vendim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje