Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen tetë persona

Kronika November 24, 2017 - 11:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me tetë persona të lënduar (pesë meshkuj dhe tri femra).

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport të Policisë. 

Ndërsa, shkaktarët që çuan deri te ky aksident ende nuk janë bërë të ditura.