Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Kronika November 23, 2017 - 22:22


Policia e Pejës ka dalë në vendin ku para afërsisht gjysmë ore ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Një veturë e tipit “Audi” është rrethuar me shirita të Policisë te rrethrrotullimi përballë Stacionit të Trenit në qytet.

Vetura, me tabela 03, i ka xhamat e thyer.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, tha për KALLXO.com se në atë vend ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Ai tha se për momentin nuk ka informacione për të lënduar në këtë incident.

Ibraj tha se njësitë përkatëse të Policisë po merren me rastin.

KALLXO.com ka pyetur edhe në Spitalin Rajonal të Pejës, mirëpo ata thanë se nuk kanë pranuar ndonjë person të plagosur.

KALLXO.com sjell foto nga vendi i ngjarjes. 

Image
Image