E bija e Xhemail Mustafës: Gjykata Speciale, shpresa e fundit (Video)

Kronika November 23, 2017 - 21:14

Në 17 vjetorin e vrasjes së veprimtarit Xhemail Mustafa, familja Mustafa si shpresë të fundit për zbardhjen e vrasjes së tij e ka në Gjykatën Speciale.

E bija e Xhemail Mustafës, Beriana Mustafa, ka thënë se kërkesat e saj për drejtësi kanë filluar të shndërrohen në klishe.


Ajo tha se nëse edhe Gjykata Speciale nuk arrin t’i qes para drejtësisë ata që kanë dhënë urdhër për ekzekutimin e prindit të saj, atëherë drejtësia në Kosovë le të mbyllet.

Ndërsa ka thënë se edhe LDK-ja është dashur të jetë më e zëshme në zbardhje të vrasjes së babait të saj.
Por kur u pyet për këtë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se derisa ka qenë kryeministër dhe kur kanë qenë në pushtet kanë kërkuar nga prokuroria dhe organet e drejtësisë që t’i zgjidhin këto çështje.

Xhemajl Mustafa, njëri nga bashkëpunëtorët më të afër të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova është vrarë me 23 nëntor në vitin 2000, ai u vra gjersa po kthehej nga puna, në orët e pasdites, në shkallët e ndërtesës ku banonte në qendër të Prishtinës.

Vrasësit e Mustafës nuk janë gjetur asnjëherë. Shumë rrugë janë emëruar me emrin në tij ndërsa edhe një shkollë në Prishtinë mban emrin e veprimtarit të LDK-së.