Suspendohen dy zyrtarë policorë për keqpërdorim detyre

Kronika November 23, 2017 - 16:50

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë policorë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Partesh.

Suspendimi i tyre është bërë pasi që inspektorati ka pranuar një informatë nga qytetarët përmes Linjës së Kaltër.

Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë trajtuar këtë informacion duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore.

Pas veprimeve hetimore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarëve policorë.