Djali i Naser Kelmendit arrestohet në Beograd

Kronika November 23, 2017 - 15:35

Elvis Kelmendi, 39 vjeçar, djali i bosit shqiptar të narko-trafikut, naser Kelmendit është arrestuar dy ditë më parë në Beograd, me dyshimin se kishte rrahur të dashurën  e tij 25 vjeçare dhe duke mbajtur në mënyrë të paligjshme ka mbajtur armë me gjashtë plumba në apartamentin e tij.

Elvis Kelmendi sapo është paraqitur në seancën dëgjimore në Prokurorinë Publike në Beograd, e  cila sugjeroi që t`i vendoset masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe gjykata do të vendosë për propozimin deri në fund të ditës, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.