Aktakuzë veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”

Kronika November 23, 2017 - 10:03

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarës B.K., për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK- së.

Sipas aktakuzës, B.K. më 23.11.2016, në cilësinë e personit zyrtar, si drejtoreshë e SHFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren, me nënshkrimin e saj dhe me vulën zyrtare ka vërtetuar dokumentin zyrtar i cili përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që kundërligjshëm ka lëshuar dokumentin, përkatësisht vërtetimin me numër të protokollit 127/2016, në emër të qytetares S.A., kinse e njëjta kishte punuar në këtë shkollë, i cili vërtetim të njëjtës do ti shërbente për punësim. ëMe këto veprime B.K. ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK.