Limaj: Gjykimi nisi me një letër dhe ashtu do të përfundoj!

Kronika November 22, 2017 - 15:00

Fatmir Limaj në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se i ka disa gjëra që po dëshiron t’i përsëris.

Në seancën që po zhvillohet tash e sa ditë ndaj tij ka thënë se prokuroria nuk do të arrij të dëshmoj se një cent i vetëm është harxhuar nga ai.

Ja fjala e tij:

Kam thënë tri gjëra që dua ti përsëris. Ky proces i ngjan shumë novelës së famshme të Kafkës “ Procesi”. E kam parafrazuar një proverbë kineze se dyshimi është si mjegulla që nuk e lejon të shihet e vërteta.

Për këto dy vite e keni pasur mundësinë që kjo mjegull e ngritur për 7 vite ndaj personalitetit tim, është lrguar dhe keni pra jush pamjen e vërtetë të këtij procesi, raporton Indeksonline.

E treta që km thënë është se që nga dita e parë Prokuroria do ta shihni gjatë procesit se nuk do e arrijë të provojë qoftë edhe një cent që është keqpërdorur nga ana ime si ministër në MTPT. Pas 2.764 ditë që unë ballafaqohem me këto akuza, ja ku jemi sot. E dëgjuat nga 2015-t kur nisi ky proces, kemi dëgjuar gjithë ata dëshmitarë dhe kemi dëgjuar dje edhe fjalën përfundimtare të prokurorit, as ne shkresa, ne asnjë dokument dhe nga asnjë dëshmitar nuk është thënë se as edhe një cent nuk është keqpërdorur nga unë.

Doli ajo çka iu kam thanë unë me bindje njerëzore dhe profesionale se 0 cent është keqpërdorur nga ana ime si ministër. Jam krenar se pas tërë këtyre ditëve kjo që kam thënë unë tashmë është provuar. Unë e kam bërë një gjyq publik prej 28 prillit 2010 e deri kur ka nisur ky gjyq, pra për 5 vite në mënyrë orkestruar, njerëz të pandërgjegjshëm, bashkë me disa media nuk kanë lënë asgjë në tendencën për të shkatërruar personalitetin tim, familjen time.

Arritja më e madhe e civilizimit është siguria juridike, që e mban të sigurt një njeri qe punon sipas ligjit, pse pra duhet ai njeri të frikësohet? Këtë pyetje ia km bërë vetes vazhdimisht. Ky gjykim ose hetim ose dramë ka nisur me një letër dhe siç kam thënë me këtë letër do të përfundojë.

Policia është futur në shtëpinë time pa urdhër për bastisje dhe ju e dini se kur bëhet kjo, kryerja e veprës në flagrancë, fshirja e provave …

Ju e dini me mirë sesa unë. Vetëm nga një ankesë, pa asnjë fakt. Ju e keni parë në lënde çka kane gjetur në shtëpinë time, ne Ministri, asgjë fare. Kujt po i ngutej për këtë gjë? Këto kanë qenë gjërat që mua më janë sill nëpër koke.

Çka po ndodhe? Nuk munda ta kuptoj pse për asnjë arsye të ndodhte kështu. Dalëngadalë gjërat nisën të qartësoheshin për mua dhe kur nisi gjyqi besoj që tanimë janë qartësuar edhe për ju gjithashtu.