Policia flet për bastisjen e shtëpisë së Kurtit e Kadaj-Bujupit

Kronika November 22, 2017 - 12:27

Mëngjesin e ditë së sotme deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë qenë të ftuar në gjykatë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në kuvend.

Policia njofton se sipas urdhëresës së gjykatës kanë dërguar njësinë patrulluese në adresat e dhëna nga  për të kontaktuar me personat në fjalë.

Por që në komunikatë thuhet se ata nuk kanë bastisur apo rrethuar lokacione siç është thënë gjatë ditës.

“Ndërlidhur me veprimet policore konfirmojmë se në asnjërin prej të dyja rasteve policia nuk ka rrethuar lokacione dhe nuk ka bastisur asnjë adresë banimi, andaj pretendimet e disa qarqeve informative për bastisje dhe rrethim të ndonjë vendbanimi janë të pavërteta dhe  si të tilla mbesin në suazat e spekulimeve”, thuhet në komunikatë.

“Por të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e tyre, si dhe nuk ka qenë e mundur të kontaktohen përmes formave të tjera të kontaktit”.

“Përkitazi me këtë, policia ka njoftuar gjykatën themelore për veprimet e saj dhe mos gjetjen e personave në adresat e tyre përpara fillimit të seancës”