Të shtëna me armë zjarri në Laç

Kronika November 21, 2017 - 21:29

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Laç, pas një konflikti mes 2 baxhanakëve.

Policia bën me dije se: P.K. 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një  konflikt me shtetasin Z.Ll. 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.

Më pas shtetasi P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe  dyshohet se shtetasi Z. Ll. ka gjuajtur në ajër.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një gëzhojë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdon puna për kapjen e shtetasit Z.Ll e për hetime të mëtejshme./syri.net