Një i vdekur e disa të lënduar në një aksident në magjistralen Gjilan - Prishtinë

Kronika November 20, 2017 - 15:56

Policia e Kosovës ka informuar se sot rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, saktë në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit.

Nga hetimet e para mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë civile Golf II.

“Njësitet e trafikut kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes, dhe ekipi i ndihmës së shpejtë po ashtu i janë përgjigj rastit por fatkeqësisht vetëm se kanë mundë për ta konfirmuar se vozitësi i veturës, mashkull shqiptar, shtetas i Kosovës rreth 30 vjeç, ka vdekur në vendngjarje, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, si dhe disa persona të tjerë janë te lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.