Therren me thika në Gjilan

Kronika November 20, 2017 - 13:41

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje të çastit që kishin pasur në komunikacion kanë sulmuar fizikisht një mashkull atë duke e goditur me thikë në pjesën e shpinës. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar.