Humb jetën në aksident një 17 vjeçare nga Gjakova

Kronika November 19, 2017 - 18:34

Policia në Gjakovë ka njoftuar se sot rreth orës 16:35 në lagjen Shkugëz në afërsi të restorantit ,,La Villa” ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda.

Përmes një komunikate për media thuhet se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se ka të bëjë me një aksident komunikacioni ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësor i cili menjëherë është dërguar në qendrën Emergjente në Gjakovë.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët ka goditur njërën prej tyre me ç ‘ rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatë.

Nga lëndimet e rënda E. B ,femër/ kosovare/ shqiptare e moshës 17 vjeçare vdes në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë.

Personi i dyshuar I. H , mashkull/ kosovar/shqiptar i moshës 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.