Kërçovë, rivarrosen shqiptarët e vrarë (Video)

Kronika November 18, 2017 - 20:36

Në Zajaz të Kërçovës janë rivarrosur mbetjet mortore të viktimave të shqiptare që nga viti 1913 deri pas luftës së dytë botërore të gjetura nëpër lokacione të ndryshme në këtë anë.

Varrosja u bë në memorialin “Nënat Shqiptare”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti që është njëherësh edhe iniciator për zbardhjen e krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve, kërkoi që kuvendi maqedonas të miratojë rezolutë për njohjen e këtij gjenocidi.