Ky është vendimi i Gjykatës për sulmuesin e Vehbi Kajtazit

Kronika November 14, 2017 - 18:00

Avokati i Fitim Thaqit, të akuzuarit për sulm ndaj Vehbi Kajtazit, Gazmend Halilaj ka bërë të ditur se pas pak do të fillojë seanca ku do të vendoset për lirimin ose vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij.

Halilaj tha për se prokuroria ka kërkuar vazhdim të paraburgimit, mirëpo pala mbrojtëse do të kundërshtojë të gjitha pretendimet e prokurorisë.

“Prokuroria ka bërë propozim për vazhdim të paraburgimit, ne si avokat do t’i atakojmë të gjitha pretendimet e prokurorisë me bindje që Gjykata do të nxjerr një vendim të arsyeshëm dhe do ta lirojë nga paraburgimi menjëherë”, tha Halilaj, për Blic.

Ai shtoi se janë të bindur se klienti i tyre do të lirohet menjëherë.

“Kanë propozuar prokuroria, mirëpo na si avokatë do t’i kemi kundërshtimet tona dhe kemi bindjen tonë që ai do të lirohet menjëherë.”, përfundoi ai.

Ndryshe, Fitim Thaqi, akuzohet për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi një muaj më parë në njërën nga kafiteritë e Prishtinës.