Gjatë ditës së djeshme ndodhën 45 aksidente

Kronika November 14, 2017 - 12:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 45 aksidente, 15 prej tyre përfunduan me persona të lënduar.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar 952 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion pasi gjatë javës që e lamë pas kanë humbur jetën 5 persona në aksident, njëri nga ta i mitur.