Vdes në spital babai që vrau vajzën dhe e varrosi në oborr

Kronika November 14, 2017 - 09:01

Ditën e hënë ka ndërruar jetë në reanimacionin e QSUT-së i burgosuri 74-vjeçar Brahim Facaj. Ai vuante dënimin për vrasje. Në vitin 2006 emri i tij tronditi opinionin publik pasi u zbulua se së bashku me të shoqen, Nurijen, kishin vrarë vajzën e tyre në vitin 1996, dhe e kishin varrosur në oborrin e shtëpisë.

Gjykata e Shkodrës e shpalli fajtor çiftin nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër për veprën penale , “vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim” dhe “fshehje të krimit”.

Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata vendosi 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njerka e viktimës vendosi 15 vjet burgim. Autori tha se e vrau vajzën 19 vjeçare për çështje nderi. Sipas tij ajo ishte larguar nga shtëpia kohë më parë dhe ishte kthyer më pas me një fëmijë me vete. Ai tha se nuk e duronte dot turpin në fshat. Pas ekzekutimit të vajzës, ai bashkë me të shoqen bënë denoncim duke e konsideruar 19-vjeçaren të zhdukur./lapsi.al