Policia jep detaje në lidhje me grabitjen e armatosur në “Western Union”

Kronika November 13, 2017 - 21:37

Në orët e mbrëmjes në një filial të “Western Union” në Prizren ka ndodhur një grabitje e armatosur.Dy persona kanë arritur të marrin një shumë të parave, por që më pas kanë hasur në rezistencën e policisë, njofton Klan Kosova.Njëri prej të dyshuarve është plagosur pasi ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë, mes tyre dhe një polici civil.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.Gashi ka thënë përmes telefonit se të dyshuarit janë në arrati dhe policia është duke punuar për t’ju rënë në gjurmë dhe për t’i kapur.