Ngjarje e turpshme ka ndodhur në Prishtinë

Kronika November 12, 2017 - 12:53

Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi në gjendje të dehur e ka sulmuar bashkëshorten e tij.I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.Njoftimi i policisë:

Prishtinë, më 11.11.2017-00:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. 
Viktima ka pësuar lëndim trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.