Aksident i rëndë me fatalitet në Pejë

Kronika November 01, 2017 - 22:33

Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar të këtë ndodhur pasditen e sotme në Nabergjan të Pejës.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se një person i mitur derisa ishte duke e ngasur automjetin e ka goditur një biçiklist, po ashtu të mitur, i cili ka ndërruar jetë më pas në Emergjencë.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore e cila është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Kontakti zyrtarët policorë të Pejës ishte i pamundur.

Image