Ja për sa kohë i vazhdohet paraburgimi Enver Sekiraqës!

Kronika October 30, 2017 - 17:26

Gjykata e Apelit vendosi sot që Enver Sekiraqës t’i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj.


Kështu ka vendosur ka vendosur kolegji i gjyqtarëve të Apelit, konfirmoi zëdhënësi i kësaj gjykate, Arbër Jashari.

Sipas Jasharit, është zgjatur masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Enver Sekiraqa, i cili ishte arrestuar me urdhër të Gjykates së Apelit më 20 tetor, pak më shumë se 24 orë pasi ishte lënë në arrest shtëpiak nga e njëjta gjykatë.

“Masa e paraburgimit do të shqyrtohet në pajtim me Nenin 193, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, nga gjykata e shkallës së parë, me rastin e rigjykimit të kësaj çështje. Palët në procedurë do te njoftohen në mënyrë të rregullt”, tha zëdhdnësi Jashari, raporton Kallxo.com.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf RizA.

Gjykata e Apelit është duke e trajtuar çështjen Sekiraqa në shkallë të dytë.

Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-tës tashmë është i dënuar dorasi Arben Berisha. Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim. Sekiraqa ishte vetëdorëzuar pas disa vitesh në EULEX.


Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

Në procesin e tij një varg personalitetesh VIP kishin dëshmuar për ngjarjet rreth Rizës dhe Sekiraqës.

Në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë” pak para dorëzimit në EULEX, Sekiraqa kishte përmendur disa prej strukturave të UÇK-së.