Policia e Kosovës ndalon 69 lëmoshë-kërkues, depërtohen në Shqipëri

Kronika October 26, 2017 - 16:30

Policia e Kosovës ka identifikuar 69 shtetas të Shqipërisë, që kanë qëndruar në Kosovë për të kryer aktivitete si lëmosh kërkues në qytetin e Ferizajt.

Të ndaluar nga policia janë edhe kosovarë të cilët i kanë strehuar të lartë përmendurit.

Të gjithë emigrantët, thotw policia, në mënyrë të organizuar janë depërtuar për në shtetin e origjinës përmes Pikës së Kalimit Kufitar-Vërmicë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, më 26.10.2017 në orët e hershme të mëngjesit, në qytetin e Ferizajt ka realizuar planin operativ ”Identifikimi i emigrantëve të parregullt, ndalimi dhe kthimi i tyre në vendin e origjinës”.

Gjatë këtij aksioni policor janë identifikuar dhe ndaluar: gjashtëdhjetë e nëntë (69) shtetas nga Republika e Shqipërisë, 55 të moshës së rritur dhe 14 fëmijë, të shoqëruar nga familjarë të tyre, të cilët ishin duke qëndruar në mënyrë të parregullt/ilegale në vendin tonë.

Të gjithë të identifikuarit dhe të ndaluarit kishin hyrë legalisht në Kosovë si turistë dhe gjatë qëndrimit këtu kanë kryer aktivitete të kërkim-lëmoshës në qytetin e Ferizajt. Po ashtu edhe ndaj shtetasve kosovarë të identifikuar si strehues (akomodues) të tyre, u janë iniciuar procedurat ligjore, shqiptimi i gjobave sipas Ligjit për të huaj.

Pas kompletimit të rasteve duke u bazuar në Ligjin për të huaj Nr. 04/L-219, të gjithë emigrantët në mënyrë të organizuar janë depërtuar për në shtetin e origjinës përmes Pikës së Kalimit Kufitar-Vërmicë.

Gjatë trajtimit të tyre, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët policorë-hetuesit e Njësisë Rajonale kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Ferizajt si dhe është njoftuar Qendra për Punë Sociale-Ferizaj të cilët i kanë trajtuar të gjithë emigrantët nga fushëveprimtaria e tyre, mirëpo nuk kanë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore.