Gjendet i vdekur një person në lagjen 'Dardania' në Prishtinë

Kronika October 22, 2017 - 17:21

Ka humbur jetën një person në lagjen "Dardania" në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Një person është gjetur i vdekur në mëngjesin e sotëm në lagjen "Dardania" në Prishtinë, mirëpo nuk dihen rrethanat e vdekjes.

Personi për të cilin bëhet fjalë është A.M., 39 vjeç